Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur në lidhje me testimin me shkrim të mësimdhënësve, në Kosovë.
Ajo tha se ky testim duhet të bëhet me qëllim të cilësisë por që është i rëndësishëm.
“Punësimi dhe vlerësimin e mësimdhënësve janë dy çështje të ndara. Stafi që është aktual në proces, duhet të ofrohet mundësia për rikualifikim në mënyrë që të mos kemi tejkalim të nevojave apo edhe të tilla raste kur vihet në dyshim çështja e kursimit të buxhetit”.
“Vlerësimi i performancës është një çështje tjetër që ka të bëjë me tendencën për tu përmirësuar cilësia dhe me obligimet që ne i kemi por ne nuk bëjmë vlerësime të tilla me qëllim që dikë ta largojmë prej punës dhe ta zvogëlojmë numrin e nxënësve”.
“Përgjegjësia duhet të jetë e atyre që e kanë bërë punësimin pa kritere dhe shumë shpesh duke keqpërdorur buxhetin e ndarë, p.sh. kemi raste kur në disa komuna ka pasur buxhetin e ndarë për punësuar asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta por kanë punësuar persona të tjerë që as nuk e kanë pasur buxhetin e ndarë”, u deklarua Nagavci, tha ajo në emisionin “Context”, në ATV.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut