Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e një çerdheje në lagjen Dardania në Prizren me vlerë 743,246.84 euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se ndërtimi do të nis brenda pak ditësh, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, ditët në vijim do të vazhdohet me çerdhe të reja në komuna tjera.
“Jam nënshkruar kontratën për ndërtimin e çerdhes në lagjen Dardania në Prizren vlera e të cilës është 743,246.84 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 1900.00 m². Ndërtimi i saj pritet të nis brenda pak ditësh. Ditët në vijim vazhdojmë me çerdhe të reja në komuna tjera. “, u shpreh ajo.
“Më shumë punë e përkushtim drejt përmirësimit të infrastrukturës fizike e ligjore për një edukim të hershëm sa më cilësor.”, shtoi ajo./Arbresh.info.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...