Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në krye me Rrahman Jasharin, kryetar.
Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Jashari u bisedua për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të fushës së kulturës.
Sipas komunikatës së MKRS-së, në këtë takim u bisedua rreth finalizimin e kontratës kolektive në sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut, me çka rregullohen çështja e punonjësve të sektorit të kulturës.
“Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Jashari biseduan për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, proces ky që pritet të përmbyllet shpejt. Ministri Shala dhe kryetari Jashari biseduan edhe për ngritjen e pagave për krijuesit, performuesit dhe profesionistët e kulturës. Lidhur me këtë, ministri Shala u shpreh se po bëhen gjitha përpjekjet që kjo çështje të rregullohet shumë shpejt”, thuhet në komunikatë.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...