Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kishte mbajtur takim e me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit është diskutuar rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19 dhe masave parandaluese që duhet të ndërmerren në shkolla.
Shkollat duhej të paiseshin me material higjenik dhe të bëhej dezinfektimi i tyre, këtë e kishte kërkuar vetë ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.
Por një gjë e tillë nuk u pa në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Deri sa ekipi i arbresh.info qëndroi në hapësirat e korridorit të kësaj shkolle aty nuk u vërejt ndonjë dezinfektues.
Krejt çka mund të vërehej në hapësirat e kësaj shkolle ishte pastrimi me “Domestos” në kohën kur fëmijët janë të pranishëm në bankat shkollore dhe qarkullimi i tyre është i vazhdueshëm.
Zëvendësdrejtori i shkollës “Meto Bajraktari”, Nijazi Ukshini, prapa kamerës së arbresh.info tha se janë pajisur me dezinfektues, dhe se po e pastrojnë shkollën çdo ditë./arbresh.info/



https://www.facebook.com/841111159287311/videos/937106036692097
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...