Gjatë këtij viti do të aprovohet ligji i ri për arsimin e lartë, i cili ka ngecur tash e sa vjet në Kuvendin e Kosovës. Mes tjerash, do të ketë edhe bursa universitare për profesione deficitare.
Këto do të jenë edhe objektivat kryesore të ministres së re të Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.
Ministrja gjatë takimit me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se është shënuar progres në sektorin e arsimit, megjithatë ajo kërkoi bashkëpunim për të vendosur në prioritetet reformat.
Krahas kësaj, Bajrami tha se reformat në arsim janë një cikël 10-15 vjeçar, dhe për këtë sipas saj duhet një konsensus nacional.
Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se janë të interesuar që të ndihmojnë këtë dikaster dhe të transformojnë UP-në. Sipas tij, synimi i tyre vazhdon të jetë stabilizimi i UP-së dhe të ndërtohet një sistem funksional në sektorin e arsimit në Kosovë.
Dema tha se pret bashkëpunim nga MAShTI, dhe nga qeverisja e re, për çka sipas tij një gjë e tillë ka munguar më parë.
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE