Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se arsyet e mosekzekutimit të mjeteve për bursa të studentëve elitarë për vitin akademik 2019/2020, kanë ndodhur për shkak të disa problemeve teknike tek xhirollogaritë e studentëve.
Sipas njoftimit të kësaj ministrisë, është duke u punuar në rregullimin e e këtyre xhirollogarive, dhe se shumë shpejt do të ekzekutohet shumë e bursës tek studentët përkatës, raporton arbresh.info.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, mosekzekutimi i mjeteve për një pjesë të përfituesve të bursave (rreth 1 mijë studentë) ka ndodhur për shkak që listat e dorëzuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kanë pasur gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve. MASh ka punuar në rregullimin e këtyre xhirollogarive dhe pritet që së shpejti të dorëzohen për alokimin e mjeteve. MASh, gjithashtu bënë të ditur se, shuma e bursës së përfituar pritet që brenda pak ditës të ekzekutohet dhe asnjë student nuk do të mbetet pa përfitimin e mjeteve”, thuhet në njoftimin e MASH-së.
MASh gjithashtu ka filluar me procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...