25 mijë maturantë, që kanë përfunduar shkollimin e mesëm, pritet t’i nënshtrohen afatit të parë të Maturës, në datat 14 dhe 24 qershor.
Por, Ministria e Arsimit ka bërë përgatitje për testimin e 31 mijë maturantëve, meqë numri i atyre që kanë dështuar në testimin e vitit të kaluar, shkon në 6 mijë.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri, bën të ditur se janë mbi 200 qendra të testimit, mbi 2 mijë e 500 administrues, si dhe 500 komisionarë.
Ndonëse gjatë procesit të testimit për çdo vit janë shënuar parregullsi dhe janë dhënë kritika të shumta në adresë të MASHT-it, se nuk po e organizon siç duhet maturën dhe nuk po arrihen kurrfarë rezultatesh, kryetari i Komisionit të Maturës, Azem Guri, pret rezultate të mira.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...