Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, pas takimit të organizuar nga kryesia e Kolegjiumit të DKA-ve që është mbajtur sot, prezantoi vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, i cili do të organizohet në dy faza.
Sipas një komunikate për media të MASH, faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe 10 fillon mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.
Faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë.
Ministri Likaj me këtë rast ka thënë se, secili institucion i arsimit e ka krijuar task forcën e vet dhe varësisht prej kushteve infrastrukturore, numrit të nxënësve, por edhe përgatitjeve të cilat i kanë bërë, vendosë të organizojë mësimin sipas cilitdo skenar, për të gjitha klasat.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se edhe mësimdhënësit janë të angazhuar maksimalisht dhe të përgatitur për të filluar vitin shkollor në kushte të pandemisë.
Në takimin e udhëhequr nga kryetari i Kolegjiumit të DKA-ve, Besim Avdimetaj ishin të pranishëm edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhe drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala./arbresh.info
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...