MAShT njofton të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës, të cilēt i kanë përfunduar studimet Bachelor, Master dhe të Doktoratës në Republikën e Shqipërisë, si dhe ata të cilët janë në proces, se më nuk do të presin me vite për t’u pajisur me një vendim për njohje/barasvlerë të diplomës.
“MAShT-i ka identifikuar problemet kryesore që shkaktojnë këto vonesa dhe ka eliminuar disa procedura burokratike, siç është verifikimi i autencitetit të diplomës, i cili deri më tani është bërë përmes një rruge shumë të gjatë.
Tashmë verifikimi i autencitetit të diplomave të fituara në Republikën e Shqipërisë, do të bëhet përmes vulës apostile dhe NARIC-ut i mbetet të merret vetëm me procedurat tjera siç janë: sigurimi i informatave për akreditim të institucionit dhe programit të studimit.
Procedura e tashme që verifikimi i autencitetit të diplomës të bëhet pērmes vulēs apostile (praktikë të cilën e kanë edhe vendet e zhvilluara), shkurton periudhën kohore në maksimum dy muaj procedurë.
Me këtë rast, njoftojmë se jemi nē procedurë që këtë praktikë t’a aplikojmë edhe me vendet tjera të rajonit dhe shpresojmë që edhe ata ta mirëpresim këtë iniciativë”, thuhet në njoftim.
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...