Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka uruar mësimdhënësit për ditën e tyre, 7 marsin. Në urimin e tij thuhet se mësimdhënësit kanë përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e një shoqërie të arsimuar që garanton një shtet të fuqishëm.
Në urimin e ministrit të arsimit, thuhet se vetëm me kontributin e mësimdhënësve për mësimdhënie cilësore, do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
“Sot është një ditë e veçantë për arsimin kombëtar, 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Është dita kur ne kujtojmë rrugën e gjatë dhe të vështirë, të cilën e bënë mësimdhënësit tanë për të mbrojtur mësimin në gjuhën shqipe, për të edukuar dhe arsimuar breza të tërë. Arsimi është sfera më e rëndësishme e mbijetesës kombëtare dhe bartë në vete dimensionin e frymëzimit të gjeneratave për dije, dashuri dhe liri. Ju mësimdhënës të dashur, keni përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e një shoqërie të arsimuar që garanton një shtet të fuqishëm. Vetëm me kontributin tuaj për mësimdhënie cilësore, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Ju siguroj se do të jemi bashkë me ju në këtë mision të rëndësishëm”, thuhet në urimin e ministrit Arsim Bajrami.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë