Ministrja e Arsimit Arberie Nagavci është shprehur e lumtur që njëri nga 16 studentët e pranuar në universitetet më të mira në botë e që janë përkrahur financiarisht nga ministria e Arsimit, ka përfunduar studimet në Universitetin Oxfordit.
Bëhet fjalë për Besfort Shala, i cili ka përfunduar studimet e magjistraturës me notën më të lartë, shkruan arbresh.info.
“Vitin e kaluar për herë të parë Ministria e Arsimit ka ofruar mbështetje financiare për 16 studentë të pranuar në top universitetet më të mira në botë. Shumë e lumtur që njëri nga përfituesit e kësaj mbështetjeje, Besfort Shala ka përfunduar studimet e magjistraturës në Universitetin e Oxfordit me notën më të lartë”, ka shkruar Nagavci.
Ministrja gjithashtu bëri me dije se Besfort Shala ka marrë pjesë në ngjarjet në lidhje me matematikë të mbështetura nga MASHTI.
“Ai ka marrë pjesë në ngjarjet kryesore lidhur me matematikën të mbështetura nga MASHTI si: Olimpiada Matematike e Kosovës, Team Selection Test (TST) për International Mathematics Olympiad (IMO) dhe European Girls’ Mathematical Olympiad (EGMO), Kupa e Kombit, Olimpiada Matematike Kosovë – Shqipëri”, tha ministrja.
Sipas Nagavcit, MASHTI do të vazhdoj të i përkrahë të rinjët përmes bursave.

Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...