Në tri vitet e fundit në Kosovë, më shumë se 35% e popullsisë nuk kanë shpenzuar asnjë cent në arsimim e trajnime.
Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, ka thënë se kjo do të lë pasoja afatgjate për gjeneratën e tanishme.
“Përderisa 86.2% e popullsisë së Kosovës shpenzojnë më shumë ose njëjtë e blejnë më pak, e para që e pëson është arsimimi/trajnimet. Këto tri vjet e fundit shpenzimet janë rritë në krejt kategoritë, por kanë rënë në arsim e trajnime. Në kohën e zhvillimeve më të mëdha teknologjike, mënyrën e punës e profesionet e së ardhmes, më shumë se 35% e popullsisë nuk shpenzojnë asnjë cent në arsimim e trajnime. Kjo do lë pasoja afatgjata për gjeneratën e tanishme, e cila me këtë cilësi shkollimi, edhe ashtu është shumë mbrapa bashkëmoshatarëve në vendet tjera”, ka shkruar ai në Facebook, duke ndarë tabelën me statistika./Arbresh.info/

Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...