Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci thotë se në provimin e maturës shtetërpre do të testohen mbi 23 mijë nxënës.
Pupovci më tej ka shtuar se rezultatet do të shpallen me 5 korrik.
“Kemi punuar në testin e maturës shtetërore ku janë mbi 23 mijë maturantë, në 177 qendra të testimit dhe me mbi 2 mijë administrues të shoqërisë civile”.
“Rezultatet do të dalin më datën 5 korrik. Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme, telefonat janë të ndaluar andaj bëj thirrje që mos të shkelin rregullat e testit, do të ketë dënime mbi 3 mijë euro”.
Tutje ai tha se kjo ministri ka punuar edhe në fusha të tjera, duke përfshirë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrinë austriake mbi projektin e punimeve shkencore, dhe konstituimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili është funksionalizuar, raporton EO.
I pyetur se çka ka paraparë kjo ministri lidhur me shkollat me gjuhë serbe, Pupovci tha se ato janë çështje politike dhe komuniteti serb ka të drejtë që t’i shfrytëzojë programet serbe, por në përputhje me kurrikulën e MAShTI.
“Nuk jemi duke përgatitur kurrikula në gjuhën serbe”, tha Pupovci.
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...