Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se pavarsisht se nesër është festë zyrtare 9 prill, ‘’ Dita e Kushtetutës’’, video-ligjëratat për mësimin në distancë do të transmetohen në RTK gjatë ditës së enjte (më 09 prill 2020), dhe do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 11 prill 2020) sipas orarit të njëjtë./arbresh.info/
Njoftimi i plotë nga MASHTI:
Për shkak se nesër, më 09 prill 2020, është festë zyrtare, me rastin e shënimit të ‘Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës’, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën festive, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së enjte (më 09 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 11 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...