Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe dekanin e Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor në Kosovë.
Nagavci përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur që marrëveshja ka për qëllim implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në zhvillimin profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse.
Tutje Nagavci thotë që me këtë marrëveshje, MASHT-i do të ofrojë mbështetje për Fakultetin e Edukimit në planifikimin dhe realizimin e projekteve hulumtuese me bazë në shkollë dhe komunitet që shërbejnë për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit parauniversitar.
“Ndërkaq, Fakulteti i Edukimit organizon zbatimin e programeve të zhvillimit profesional për mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe profesionistë tjerë arsimor në tematikat e cilësuara me interes për zhvillimin e institucioneve arsimore dhe përmirësimin e cilësisë në arsim”. /arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...