Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në Konsullin e Nderit të Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë .
Bytyqi u informua nga Konsulli David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ku Kosova do të pranohet si anëtar i parë fqinj.
“Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast i pari i MASHT-it, ka falënderuar Kleinin për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat evropian të hulumtimit dhe shkencës.
“Anëtarësimin e Kosovës si anëtarë fqinj në COST , ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST”, përfundon komunikata.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...