Pasaporta mësimore është prezantuar sot në një konferencë për medie nga kryeministri detyrë Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj.
E ky i fundit ka folur edhe zhvillimin e mësimit online në distancë për shkak të Covid 19, shkruan arbresh.info.
Rexhaj ka thënë se deri tani janë prodhuar mbi 1 mijë e 500 materiale.
Ai ka shtuar se pjesëmarrja e nxënësve është 90%.
“Tash e disa javë po punojmë me mësimin ne distancë, kemi prodhuar mbi 1 mijë e 500 videomateriale për klasat 1-9, me mijëra aktivitete mësimore po zhvillohen në shkollat e mesme dhe pjesëmarrja e tyre është mbi 90%. Jemi duke trajtuar atë 10% që në të shumtën e rasteve janë komunitete në gjendje jo të mirë”, shtoi ai./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...