Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të lansojnë Udhëzuesit Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës për klasën e gjashtë.
Udhëzuesit Anti-Korrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat anti-korrupsion në tri lëndët e përzgjedhura: histori, edukatë qytetare dhe gjuhë.
Zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Vlerësimit të Rreziqeve të Korrupsionit në Sektorin e Arsimit të vitit 2015, me qëllim të përfshirjes së arsimimit anti-korrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit.
Zëvëndës Ministri, Arbër Geci dhe përfaqësues të UNDP-së do të marrin pjesë në ngjarje.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...