Mësimi nëpër shkolla ka filluar sot, ndërsa pikëpyetje mbetet se a do t’u ekzekutohen pagat mësimdhënësve grevistë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për arbresh.info tha se për muajin shtator pagat e punëtorëve të sektorit publik janë ekzekutuar vetëm për ata që kanë punuar, duke lënë të kuptohet se grevistët nuk i kanë marrë ende pagat.
Kryeziu shtoi se paga mujore është kompensim për punën e bërë gjatë muajit.
“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva.” u shpreh Kryeziu për arbresh.info./ Emir Abduramani/
LEXO EDHE
Mimoza Kusari: Ligji e përcakton qartë, s’ka kompensim për grevistët – Arbresh.info
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit