Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka urdhëruar një rishikim të punës së agjencive të inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit, pas sulmit terrorist të ndodhur gjatë një festivali hebraik në Sydney.
Albanese ka bërë të ditur se rishikimi do të vlerësojë nëse këto institucione kanë kompetenca, struktura dhe procedura të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Sipas autoriteteve australiane, sulmi ishte i frymëzuar nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS), çka – sipas kryeministrit – dëshmon për një situatë të sigurisë që po ndryshon me shpejtësi në Australi dhe kërkon vigjilencë të shtuar nga institucionet përgjegjëse./rtk
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...