Kryeministri, Albin Kurti, derisa ka shpalosur programin para deputetëve ka paralajmëruar se do të investojë në biblioteka dhe do të ofrojnë bursa për studentët, sidomos për vajzat 1,000 bursa studentore me përparësi ato që zgjedhin të studiojnë shkencë, teknologji e inxhinieri.
“Ne jemi për arsim publik falas. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit dhe do të bëjmë organizimin e punës praktike për studentë në institucionet publike dhe private”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, për herë të parë do të kemi një program i cili shkollat i sheh si vend i dijes për fëmijët e rininë, ku pasurohet shoqëria e fiton shteti, e jo “si tender ku pasurohet individi apo familjarët”./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...