Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin e diskutimit “Arsimi i lartë në Kosovë: sfidat kryesore dhe rruga përpara”, ku do të diskutohen çështjet e ngutshme në arsimin e lartë në Kosovë dhe masat e nevojshme për t’i adresuar këto sfida.
Ky diskutim është pjesë e një sërë aktivitetesh që mbulojnë fushën e edukimit, të organizuara nga EUICC gjatë muajit tetor.
Kosova ka numrin më të lartë të institucioneve të arsimit të lartë dhe studentëve për kokë banori në Evropë, por normën e papunësise e ka 30,6%, një nga më të lartat në Evropë.
Edukimi cilësor është identifikuar si sfidë kyçe nga punëdhënësit potencialë, por theksohet edhe në renditjen ndërkombëtare të institucioneve të arsimit të lartë.
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2016 dha një sërë rekomandimesh për të përmirësuar situatën, në veçanti: cilësia e arsimit në të gjitha nivelet, sigurimi i autonomisë dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të arsimit të lartë dhe miratimi i një ligji të ri për arsimin e lartë bazuar në standardet ndërkombëtare; forcimi i kapaciteteve të hulumtimit dhe inovacionit nëpërmjet reformës së institucioneve të arsimit të lartë dhe rritjes së investimeve në fushën e hulumtimeve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...