Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) është shumë i shqetësuar me ndërhyrjet e javëve të fundit në autonominë akademike të Universitetit të Prishtinës (UP) nga institucione të ndryshme shtetërore, si Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, madje edhe Policia e Kosovës.
KITU nuk e përjashton mundësinë që veprimet e ndërmarra nga këto organe, në të shumtën e rasteve, të jenë bërë brenda kornizës ligjore dhe sipas funksionit të institucioneve të lartpërmendura. Mirëpo, informacionet që KITU ka marrë tregojnë për disa raste të presionit politik e institucional mbi menaxhmentin e UP-së. Rast i paprecedent është intervistimi i anëtarëve të Këshillit të Doktoratës të UP-së nga hetues të Policisë së Kosovës, pasi Senati me rekomandim të Këshillit të Doktoratave ka ndërprerë studimet e doktoratës për një zyrtar shtetëror.
KITU e dënon çfarëdo keqpërdorimi të autoritetit institucional e politik me qëllim të ushtrimit të ndikimit në proceset akademike të UP-së. KITU i bën thirrje Kryeministrit Ramush Haradinaj, Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim Ismajl Kurteshi, që të ushtrojnë autoritetin e tyre për t’i ndalë presionet e institucioneve shtetërore dhe zyrtarëve të tyre ndaj UP-së. Autonomia akademike është kushti themelor për funksionimin normal të UP-së, prandaj nuk guxon të cënohet për asnjë interes privat të asnjë zyrtari shtetëror apo të afërmve të tyre.
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...