Kryetari i Këshillit drejtues të UP-së, Ismet Salihu, pas mbledhjes bëri të ditur që është aprovuar kërkesa e studentëve për rritje të bursës, shkruan Ekonomia Online.
Nga 500 euro sa është marrë vendim nga mbledhja paraprake e këshillit është rrit në 600 euro.
Ai tha se këshilli mori vendim që ti drejtohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teologjisë (MAShT) dhe qeverisë për rritje të buxhetit në mënyrë që të rritet shuma e bursës.
“Këshilli drejtues mbajti mbledhjen dhe u morr vendim që lartësia e bursave të kthehet në vlerën 600 euro, kjo është mundësia duke pas parasysh fondet që ka UP”, sqaroi ai.
Ai më tej ka sqaruar se këtë vit shkollor përfitues të bursës do të jenë 1530 studentë dhe shuma e shpenzuar do të jetë 960 mijë euro.
Këshilli kishte marrë vendim që bursat që ndahen për studentët e dalluar të zvogëlohen nga 600 në 500 euro. Më herët, kjo shumë ishte zvogëluar nga 900 në 600.
Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se nuk do të ketë zvogëlim të shumës së bursave, të cilat i ndanë Universiteti i Prishtinës./Ekonomia Online/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...