Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pika e parë e vendimit të Qeverisë ka të bëjë me ndërprerjen e mësimit në insitutcionet arsimore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se kjo pikë e vendimit të Qeverisë nuk është dëshirore por obligative, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut:
Pika e parë e vendimit të Qeverisë ka të bëj me ndërprerjen e mësimit në institucionet arsimore.
Punëdhënësit janë të obliguar të respektojnë vendimet e Qeverisë e sidomos në kohën kur kemi shtuar masat për shkak të pandemisë COVID – 19.
Kodi penal specifikon qartë:
Neni 256 i Kodit Penal
Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundje ngjitëse nuk vepron sipas urdhërave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me 2 vite burgim.
Prandaj, duke pasur parasysh prindërit, të cilët janë në marrëdhënie pune, dhe nuk kanë zgjidhje për fëmijët, njëri prind lirohet nga puna për shkak qëndrimit me fëmijët.
Pika 1 e Vendimit të Qeverisë nuk është dëshirore por obligative!
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...