Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor i ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se “me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë.
Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin.
Urime e qoftë një rinisje e mbarë!/arbresh.info/
Juventusi dëshiron transferimin e Kolo Muanit në formë të pë...
Pas Francës e Britanisë, edhe Malta thotë se do ta njohë Pal...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla e fshehur mesdheta...
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e m...
IPK publikon raportin për përdorimin e radarëve: Zbulohen mo...
Bilanci i zjarreve në Shqipëri, mbi 26 mijë hektarë të djegu...