Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbër Geci ka bërë të ditur se forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë janë temat që janë trajtuar sot me përfaqësuesit e BE-së dhe të Këshillit të Evropës.
Geci, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ky projekt trajton temat më të ndjeshme të sistemit të arsimit, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Forcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë, janë temat që trajtuam sot, bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të Këshillit të Evropës, në kuadër të projektit për promovimin dhe zbatimin e Kodeve të Sjelljes dhe Etikës në Arsimin e Lartë.
Ky projekt i financuar nga BE dhe KE, trajton një nga temat më të ndjeshme të sistemit tonë Arsimor, prandaj me këtë rast, shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit, për të vendosur gjithë kapacitetet e veta në funksion të luftimit të korrupsionit në Arsimin e Lartë, krijimit të mekanizmave parandalues, rritjes së transparencës, fuqizimit të standardeve etike e kodeve të sjelljes./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?