Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me këto aktivitete, Komuna synon cilësinë dhe rangimin e shkollave për njohuritë të cilat marrin nxënësit.
Nxënësit e klasave të nënta ishin ata që garuan në tetë lëndë të ndryshme. E për ta, kjo përballje ishte e lehtë.
Profesorët tregojnë se cilat janë përparësitë e kësaj gare.
“Këto gara janë një sfidë për nxënësit por në të njejtën kohë edhe testim për njohuritë e tyre dhe natyrisht është një garë e cila nxjerr vlera, ata ndihen mire kur garojnë pasi edhe vetë jeta është një garë”, tha Fatmir Fejziu, arsimtar i gjuhës shqipe.
Suksese nxënësve u uroi edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ajo tregoi edhe veçantinë që kanë këto gara.
“Si çdo vit drejtoria e arsimit të kryeqytetit organizon gara komunale në të cilat marrin pjesë të gjitha shkollat e Prishtinës edhe garat organizohen për lëndë, do të zgjidhen më të mirët nëpër shkolla ku do të marrin shërbime simbolik. E veçanta është sepse ka pasur një aktivitet të shtuar dhe një interesim të madh të shkollave për të marrë pjesë në gara dhe kjo është tendencë e komunës për të treguar cilësinë dhe rangimin e shkollave për njohuritë të cilat marrin nxënësit”, tha Jehona Lushaku-Sadriu, drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës
Sipas Drejtorisë së Arsimit, të martën pritet të bëhet publikimi i rezultateve./rtk
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...