Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka njoftuar se janë finalizuar të gjitha përgatitjet për fillimin e arsimit dual në 12 profile, përfshirë përmbajtjen e kurrikulave duale.
Sipas saj, grupet punuese për adaptimin e kurrikulave, tashmë kanë finalizuar edhe përmbajtjen e kurrikulave duale sipas formatit të ri, shrkuan Arbresh.info.
“Pjesë e këtyre grupeve kanë qenë mësimdhënës të profileve të ndryshme bashkë me profesionistë të fushës.”, bëri të ditur Nagavci.
Nagavci tha se është mbajtur edhet takimi i Task Forcës për inicimin dhe implementimin e këtij lloj arsimi, ku është diskutuar për përgatitjet për vitin e ri shkollor, definimin e formatit të kontratave në mes të bizneseve dhe nxënësve si dhe kornizën ligjore për arsimin dual.
“Krahas punës për finalizimin e kurrikulës, është mbajtur edhe takimi i Task Forcës për inicimin dhe implementimin e arsimit dual, ku është diskutuar për përgatitjet për vitin shkollor, definimin e formatit të kontratave në mes të bizneseve dhe nxënësve si dhe kornizën ligjore për arsimin dual.”, thuhet në njoftimin e ministres Nagavci.
“Anëtarët e Task Forcës (përfshirë përfaqësues të ministrive, shkollave, bizneseve, odave dhe shoqatave) janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave për të kontribuar në avancimin e mëtejmë të arsimit dual në Kosovë.”, shtoi ajo.
Tutje ajo ka falendëruar kontributdhënësit në implementimin e suksesshëm të arsimit dual në Kosovë./Arbresh.info.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...