Rotaria është një organizatë shërbyese ndërkombëtare qëllimi i të cilëve është bashkëpunimi i njerëzve nga fusha e biznesit dhe atyre profesional me qëllim të ofrimit te shërbimeve humanitare, të nxitjes së standardeve të larta etike në të gjitha profesionet, si dhe të avancojë vullnetin e mirë dhe paqen në mbarë botën. Kjo është një organizatë e hapur për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, feja, gjinia, apo preferenca politike.
Rotaria ka gjithsenj 34,282 klube në mbarë botën, si dhe mbi 1.2 milion individë të njohur si Rotarian, pjesëtar të këtyre klubeve. Edhe këtë vit Rotary po ndan bursa për studentë të dalluar. “Rotary në botë ndan 130 bursa këtë vit për student nga e gjithë bota, ku Kosova mund të jetë pjesë e saj dhe po punojmë të kemi dikënd nga vendi ynë” tha Korab Zhuja, kryetar i klubit rotarian Prishtina Newborn (www.rcpnb.org), si dhe District Rotary Peace Fellowship Subcommittee Chair. Studentët quhen agjentët e paqës, dhe studiojnë në njërat nga qendrat e paqes së Rotary, që janë universitete serioze dhe me emër.

Të gjithë ata që janë në kërkim të një burse, mund të shfrytëzojnë linkun më poshtë për t’u njoftuar më shumë me programin, dhe procesin e aplikimit:
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar