Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të organizn ceremonin e diplomimit për rreth 450 studentë të diplomuar gjatë vitit akademik 2016/2017 në nivelin Bachelor dhe Master.
Të pranishmëve do t’i drejtohet rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ministri i arsimit, prof. dr. Arsim Bajrami, shkelqësia e tij, ambasadori i SHBA,z. Greg Delawie, përfaqësuesi nga TLP/USAID, z. Edward Cooper, mysafirë tjerë të nderit dhe përfaquësuesit e të diplomuarve nga niveli Bachelor dhe Master.
Të pranishëm do të jenë prorektorët, dekanët e fakulteteve, përfaqësues tjerë të menaxhmentit dhe administratës së Rektoratit dhe fakulteteve, anëtarët e Këshillit drejtues dhe Senatit, bashkëpunëtorët vendor dhe ndërkombëtarë të UP-së, studentët dhe familjarët e të diplomuarve.
Pas fjalimeve, do të ndahen çertifikatat përuruese për të diplomuarit nga ana e Rektorit dhe dekanëve të njësisë përkatëse akademike.
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...