Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka kërkuar nga institucionet e arsimit që të kërkojnë kualitet në mësime apo studime dhe të mos rreshtin së ngrituri zërin kur nuk ofrohen kushte të mira.
Këtë deklaratë, Bytyqi e bëri gjatë ceremonisë së hapjes së konviktit nr.VIII në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Bytyqi tha se detyrë e tyre është që të sigurojnë sa më shumë komoditet të banimit për studentët dhe studime më të lehta.
“Përgjegjësia jonë si Ministri është që t’ua krijojmë kushtet studentëve ndërkaq përgjegjësia e studentëve është që të arrijnë suksese në studime. Ju lutem angazhohuni që të kërkoni studime cilësore, asnjëherë mos e ndalni zërin kur nuk ju ofrojmë shërbime të mira”, ka thënë Bytyqi.
Konvikti i ri përbëhet nga 155 dhoma me 305 shtretër.
Me këtë konvikt shtesë, numri i studentëve që mund të akomodohen në Qendrën e Studentëve ka arritur në 4000 sosh./Arbresh.info
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...