Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova Gaxha, dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, Taner Beyoğlu, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, të mbajtur në Ankara.
“Kjo marrëveshje mbështet zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, bibliotekari dhe botim, konferenca profesionale, trajnime për stafin, vizita studimore, si dhe shkëmbimin e materialeve në fushën e shkencës, artit, historisë dhe letërsisë. Po ashtu përfshihet shkëmbimi i materialeve bibliografike në nivel ndërkombëtar, promovimi dhe zhvillimi i koleksioneve”, thuhet në njotim.
Palët do të inkurajojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave, njohurive në lidhje me teknologjinë e informacionit, shërbimet bibliotekare dhe praktikat digjitale, si dhe koleksionimin e botimeve elektronike./Arbresh.info
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE