
????????????????????????????????????
Pjesëmarrës në këtë debat ishin Ministri Arsim Bajrami, anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues tjerë të MASHT-it, menaxhmenti dhe KD i UKZ-së, si dhe përfaqësues tjerë nga stafi administrativ dhe të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”.
Ministri Bajrami, pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se me Projektligjin për Arsimin e Lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngritë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë.
Ministri theksoi edhe njëherë se Universiteti “Kadri Zeka” po ecën me hapa të sigurt drejt ngritjes së cilësisë dhe krijimit të një imazhi mjaft të mirë dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që udhëheq ai, me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni, raporton Koha.net.
Ndërsa, Naim Syla, u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, falënderoi Ministrin për përkrahjen ndaj Universitetit por edhe për iniciativën e mirë që të gjithë akterët e arsimit të lartë të japin rekomandimet dhe propozimet e veta në mënyrë që ligji të plotësohet dhe të dalë sa me i kompletuar, për të mundësuar një funksionim dhe menaxhim sa më të mirë nëpër institucionet e Arsimit të Lartë.
Syla, së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të tij, pas diskutimeve lidhur me plotësim-ndryshimet e ligjit aktual, morën dhe sqarimet e nevojshme nga Ministri dhe përfaqësuesit e MASHT-it dhe u dakorduan që në ditët në vazhdim, të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet aktuale të dërgohen me shkrim tek grupi punues për Projektligjin e Arsimit të Lartë.
Ministri i MASHT, Arsim Bajrami, ftoi profesorët dhe studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” që të jenë pjesë e debatit në mënyrë që, siç tha ai, “të kemi një ligj i cili do të jetë në funksion për dekada me radhë”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë