Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ka publikuar botimin “Platformë për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë”. Në këtë ceremoni kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja, tha se arsimi në Kosovë është i politizuar duke filluar nga çerdhet.
Ai tha se në Arsimin e Lartë ka korrupsion, por askush nuk merret, raporton arbresh.info.
“Nuk kemi vetëm Universitetet Publike të politizuara por edhe çerdhet. Të gjithë e dimë se në arsimin e lart ka korrupsion por askush nuk e merr përsipër këtë”, tha ai.
Ndërsa, Justina Shiroka – Pula, tha platforma ka për qëllim të ofrojë perspektivë në arsim.
Justina Shiroka Pula, tha se platforma ka për qellim të ofrojë perspektivë në arsim.
“Sistemi i arsimit në Kosovë është një temë që diskutohet që pas luftës në Kosovë. Shprehë përkrahjen e kemi pasur të ndërkombëtareve për t’i zbaruar reformat në arsim. Një gjendje e tillë e ka nxit akademinë që të shpreh qëndrimet e veta në sistemin e arsimit, duke identifikuar problemet, në një përmbledhje në një dokument. Platforma ka për qellim të ofrojë perspektivë”, tha ajo.
Ministria e Arsimit, Arberie Nagavci tha se, kjo platformë është e rëndësishme dhe madje sot jemi tepër vonë.
“Kjo platformë është e një rëndësisë së jashtëzakonshme dhe madje sot jemi tepër vonë, është një pikë që duhet te na bashkojë të gjithëve. Jemi dëshmitar të gjithë se sa e rëndë është gjendja në arsim. Sot është koha të angazhohemi të punojmë bashkërisht”, tha ajo.
Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili është pjesë e akademisë. A. Z. /arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër