Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se shumë shpejt diplomat e nxënësve kosovarë do të bëhen të vlefshme edhe në vendet e BE-së.
Këtë deklaratë Apostolova e bëri gjatë një ligjërate që ka mbajtur para nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri”, bashkë me ministri e Arsimit Shyqiri Bytyqi me rastin e ditëve të Evropës, raporton Arbresh.info.
“Jeni në pozitën më të keqe për momentin sepse ende nuk keni qasje në tregun evropian. Shpresoj që shumë shpejt këto diploma do të jenë shumë të vlefshme për ju”, ka qenë përgjigja e Apostolovës në njërën prej pyetjeve që kanë drejtuar nxënësit e pranishëm në ligjëratë.
Ajo ka thënë se Kosova është demokraci e re dhe se duhet investuar më shumë në infrastrukturë arsimore./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës