Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu kanë inspektuar punimet në renovimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”.
Me anë të një postimi në Facebook, pjesa e shkollës e paraparë me fazën e parë të renovimit është transformuar në një objekt që do të ofrojë kushte të nivelit evropian për nxënësit dhe mësimdhënësit, shkruan Arbresh.info.
“Kjo pjesë do të jetë gati të pres nxënësit në muajin shtator”, ka shkruar Rama.
“Kërkuam nga punëkryesit që të përshpejtojnë dinamikën e punimeve në mënyrë që edhe pjesa e shkollës e paraparë me fazën e dytë të jetë gati gjatë muajit shtator.”, shtoi ai.
“Renovimi i SHFMU “Dardania” është financuar dhe menaxhuar nga një projekt i European Union in Kosovo ??”, njoftoi i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...