Ministria e Arsimit prezantoi sot “Raportin e Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit”.
Me këtë rast Ministri Shyqiri Bytyqi tha se ky raport ka qenë i nevojshëm për të parë dobësitë e kësaj ministrie.
“Ne kemi pa disa dobësi dhe ishte e nevojshme që t’i gjejmë këto mangësi dhe pastaj të veprojmë për të përmirësuar aty ku ka ngecje. Ky raport është bërë ne bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe ky raport ka dalë me 15 të gjetura të cilat kërkojnë marrjen e masave adekuate. Po ashtu janë dhënë 10 rekomandime në mënyrë që të evitohen problemet. Ky raport është me peshë të veçantë dhe së bashku me BE-në dhe partneret e tjerë do të dakordohemi dhe do të mundohemi t’i evitojmë”, tha ai duke shtuar se të gjithë do të angazhohen që të ndryshojnë për së miri rrjedha në ministri.
Bytyqi tha se ky është shembull që duhet marr edhe ministritë e tjera./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës