Për dallim nga vitet tjera, deklarimin e pasurisë këtë vit pritet ta bëjnë edhe mjekët e profesorët e universiteteve publike.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, bëri të ditur se këta të fundit pritet të fillojnë deklarimet e pasurisë në muajin shkurt, shkruan Arbresh.info.
“Tashmë është mirë të ceket që këtë vit për herë të parë deklarojnë pasurinë edhe mjekët e institucioneve sekondare dhe terciare shëndetësore, dmth spitalet rajonale dhe QKUK me institucionet e tjera si dhe profesorët e universiteteve publike”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Buleshkaj tha se pritet të jenë rreth 1000 mjekë e profesorë të cilët do ta deklarojnë pasurinë e tyre. /Arbresh.info/
Videon e plotë mund ta ndiqni këtu:
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...