Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për arbresh.info ka thënë se raportin vjetor, Policia e Kosovës, do ta bëjë me 15 janar.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për planet në lidhje me njësitet kibernetike.
Të dyshuarit e ndryshëm e kriminelët e ndryshëm përdorin teknologjinë informative, për kryerjen e krimeve të ndryshme kibernetike.
Për këtë nwnkoloneli, Rashit Qalaj, ka deklaruar se po bashkëpunojnë me ndërkombëtarë, e me partnerët të ndryshëm, si me ICITAP, e me ambasada të tjera për dërgimin e zyrtarëve policor në trajnim.
“E në fillim të mandatit tim kanë thënë që do të bëjmë përpjekje që edhe nëpër rajone të kemi njësite kibernetike, e momentalisht e kemi vetëm në nivelin qendrorë. Jemi duke hartuar dokumentin sekondar që të hartohet formimi i këtyre njësive në nivelet e rajoneve policore, e jemi në fazën e identifikimit të kolegëve tanë që t’i dërgojmë e të jenë sa më të përgatitur”, ka thënë Qalaj./E.Ballazhi/arbresh.info/
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...