Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të shkojnë në takimin e sotëm ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Burime ndërkombëtare i kanë bërë të ditur arbresh.info se ambasadorët e QUINT-it dhe ajo e BE-së, Nataliya Apostolova nuk do të jenë në takim.
“Nuk do të shkojnë në takim asnjëri prej tyre. Është e siguritë”, ka thënë për arbresh.info ky burim.
Gjatë ditës këta ambasadorë kanë refuzuar ndërmjetësimin për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk saktësonin nëse do të marrin pjesë në takimin e sotëm.
“Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët, shkruan arbresh.info.
Para fillimit të takimit Kurti-Mustafa, ky i fundit tha se Vetëvendosje i ka ftuar por nuk e di nëse do të marrin pjesë.
Pjesëmarrjen e tyre e konfirmoi më herët edhe Besnik Bislimi, nënkryetar i Vetëvendosjes./arbresh.info/
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...