Rregullimi i autostradës Prishtinë-Mitrovicë po merr vite për finalizim dhe akoma nuk po përfundon, shkruan arbresh.info.
Si rrjedhojë kjo qytetarëve po ju shkakton humbje kohe, dhe vonesa të shumta në komunikacion.
Qytetarja e Mitrovicës, (Sh.P) ka thënë për arbresh.info, se këto zgjatje të punimeve dhe kolona e madhe po i humb kohë asaj, e nganjëherë edhe vonesa në punë.
“Këto zgjatje të punimeve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po shkaktojnë kolona të shumta e nga kjo po rrjedhin edhe vonesa për në punë”, tha ajo.
E, sipas ekspertit të komunikacionit Nol Dedaj secili projekt ndërtimor e ka afatin e realizimit, pra datën e fillimit dhe të mbarimit, por ky projekt është zvarritur me vite.
“Secili projekt ndërtimor e ka afatin e realizimit, pra datën e fillimit dhe të mbarimit, por ky projekt është zvarritur me vite”, tha ai.
Ai thekson se ministria duhet të tregojë se cilët janë shkaktarët të cilët kanë ndikuar në ngadalësimin e kësaj autostrade, dhe sipas tij duhet të bëhet një auditim të jashtëm financiar po edhe teknik të kuptohet se çka ka ndodh me këtë rrugë.
“Duke e pasë parasysh që këtu janë zgjatur punët, duhet parë se cilat janë ato elemente që i kanë zvarritur punimet, a janë çështje financiare apo korruptive, që i kanë keqpërdorur mjetet, duhet me bo një auditim të jashtëm edhe financiar po edhe teknik për me kuptua se çka ka ndodh me këtë rrugë”, tha eksperti i komunikacionit.
Arbresh.info, ka provuar të kontaktojë Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me afatin e përfundimit të autostradës Mitrovicë-Prishtinë, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Rikujtojmë se qysh në vitin 2009 kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën, por kjo rrugë nuk është përfunduar ende.
Kjo pjesë e rrugës Mitrovicë-Prishtinë, ku përfshihet zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, ka kushtuar afër 25 milionë euro./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...