Arkiva Shtetërore e Kosovës nuk posedon dokumente të cilësuara si top sekrete, shkruan arbresh.info.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Drejtori në Departamentin e Veprimtarisë Arkivore, Ruzhdi Panxha.
“Ne si arkivë nuk kemi dokumentacion të klasifikuar, qoftë cilado do klasifikim ato katër nivele që janë sipas ligjit që është në fuqi, tepër sekrete, sekrete, konfidenciale apo të kufizuara.
Vlen të theksohet se në arkiv edhe me ligjet edhe ky arkivës po edhe ato paraprake, dokumentacioni është dorëzuar në arkiv pas 3o vjetëve”, tha Panxha.
E vjetërsia e dokumenteve si dorëshkrimet në kohën e Perandorisë Osmane, Arkiva Shtetërore e Kosovës i mban dhe i ruan akoma.

Njëri nderë dokumentet që cilësohet si më i veçanti është edhe “Vakafnamja” e Mehmed Pash Kaçanikut e vitit 1608.
“Ne si arkiv e Kosovës nuk mburremi me vertikalen e thellë të dokumenteve të moçëm që i posedojmë, ne dokumentin origjinal që e posedojmë si arkiv e kemi një Vakafhame të vitit 1608, pra ky është dokumenti më i vjetër që e posedojmë në arkivin e Kosovës, ndërsa si dorëshkrim e kemi një dorëshkrim të vitit 1437”, tha Panxha./S.D/arbresh.info
Për me shumë shikoni storjen e përgatitur më poshtë:
Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...