Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:50.
Sipas policisë, zyrtari policor ka urdhëruar qytetarin të ndalet pasi me rastin e rivarrimit të dy dëshmorëve, Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi rruga ishte e bllokuar por ai nuk ka zbatuar urdhërin e policit dhe e ka goditur atë me veturë.
“ Zyrtari policor si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari A.M 25 vjeçar është arrestuar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë