Kryesuesi i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, Visar Ymeri, i ka reaguar lidhur me vonesën e dërgimit të dokumentacioneve të nevojshme nga menaxhmenti i PTK-së
Sipas Ymerit, Bedri Istrefi, Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit Bedri Istrefi, ka kërkuar afat shtesë, me ç’rast Ymeri ka kërkuar dorëzimin e dokumentacionit të gatshëm dhe propozimin e një afati kur menaxhmenti mund ta dorëzojë pjesën tjetër të dokumentacionit.
Deri më tani Komisioni nuk ka marrë përgjigje në këtë çështje, e asnjë prej dokumenteve të kërkuara.
“Kjo vonesë e menaxhmentit të Telekomit bie ndesh me Ligjin për Hetimin Parlamentar i cili ia siguron Komisionit hetimor qasjen e pakufizuar në dokumentacion e prova (Neni Neni 13 pika 1.4.), si dhe obligon të gjitha institucionet, personat fizik a juridik, t’i dorëzojnë komisionit të gjitha dokumentet e provat e kërkuara (Neni 18, pika 4)”.
“Këtë vonesë në dorëzimin e dokumentacioni nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç se si pengesë në punën hetimore të Komisionit. Ose nuk po duan t’i dorëzojnë e kështu po veprojnë kundërligjshëm; ose nuk i dijnë se ku dhe si ti gjejnë e që flet për një inkompetencë të tmerrshme profesionale” tha Ymeri.
Ymeri tutje vuri në pah katër shkaktarë potencialë të cilët dyshohen ta kenë sjellë Telekomin në këtë gjendje.
“Kontratat e nënshkruara me palët e treta;
Punësimi – veçanërisht mbipunësimi që është bërë pa kurrfarë kriteri a nevoje, kryesisht i motivuar partiakisht e nepotist;
Ndërhyrjet qeveritare – ndalja e proceseve e projekteve zhvillimore të bëra nga qeveria më 2009 dhe 2010 për qëllime të privatizimit të Telekomit, si dhe marrja e dividendës pa kurrfarë kriteri e plani që ia ka cenuar rëndë kapacitetin financiar e investues Telekomit, duke i krijuar kështu hapësirë të padrejtë operatorëve tjerë (IPKO me vonë Z Mobile);
Shpenzimet e pakontrolluara të menaxhmenteve e bordeve të një pas njëshme për qëllime luksi”.
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...