Kuvendi i Kosovës pati miratuar në vitin 2013 Ligjin për Sigurimet Shëndetësore në Kosovë me qëllim të sigurimit të qasjes universale të banorëve të Republikës së Kosovës ndaj shërbimeve kualitative të kujdesit themelore shëndetësore.
Tash e gjashtë vjet, ky ligj ende nuk ka filluar së zbatuari, duke quar në pakënaqësi të shumta tek qytetarët, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, qytetarët e Kosovës nuk besojnë se do të ketë sigurime shëndetësore edhe këtë vit për shkak se fajin e kanë qeveritarët që po e zvarritin këtë proces.
“Krejt fajin e kanë ata t’mdhajt që s’po merren për sigurimet tona, se para lufte kemi pas edhe sigurime shëndetësore edhe barna, a tash nuk kemi kurgjo”, tha një qytetarë.
Një qytetar tjetër tha se kjo qeveri duhet të largohet e të vijnë të tjerë që të punojnë më shumë për qytetarët e saj.
Më tepër opinione të tyre, mund të gjeni në videon e mëposhtme:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/289434541738883/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje