Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në Washington, Vjosa Osmani, ka pohuar se është nder për të që ta përfaqësojë vendin dhe të zgjedhet në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, me një përkrahje të jashtëzakonshme nga vende të të gjitha kontinenteve.
Ajo, ka falënderuar delegacionin e Kosovës për lobimin për anëtarësimin e vendit tek të gjitha shtetet dhe suksesin e madh përkundër garës së ashpër.
“Nder i jashtëzakonshëm për mua dhe vendin që përfaqësoj, Republikën e Kosovës, të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, me një përkrahje të jashtëzakonshme nga vende të të gjitha kontinenteve”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:
Nder i jashtëzakonshëm për mua dhe vendin që përfaqësoj, Republikën e Kosovës, të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, me një përkrahje të jashtëzakonshme nga vende të të gjitha kontinenteve.
Falënderim ndaj delegacionit të Kosovës për lobimin për anëtaresimin e vendit tonë tek të gjitha shtetet dhe suksesin e madh përkundër garës së ashpër.
Rrjeti Global Parlamentar përfshinë rreth 1000 deputetë nga mbi 150 shtete dhe ka për qëllim të qojë përpara ide e projekte që kanë për qëllim investimet në kapitalin njerezor me fokus në rini dhe në barazi gjinore.
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...
Komandanti i KFOR-it priti në takim emisarin hungarez, disku...
Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së
Tre të lënduar në aksident trafiku në Banjë të Istogut
Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në...
Llugaliu për rastin e një milion eurove: Goditje ndaj parave...