Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, aktualisht është duke e mbajtur një tubim me qytetarë në fshatin Bare të Mitrovicës.
Ajo nga atje ka thënë se Mitrovica është vendi me të cilin Kosova do të zhvillohet ekonomikisht.
“Kemi plan të veçantë për këtë rajon që të mund ta zhvillojmë. Do të fokusohemi në zhvillim të turizmit malor dhe agroturizmit”.
Osmani ka thënë se po ashtu se Kosova është në rrezik të madh, njofton Klan Kosova.
“20 vjet pas lirisë, po rrezikohemi nga ikja e rinisë. I kemi hyrë kësaj rruge për t’i dhënë fund mentalitetit plaçkitës nëpërmjet të cilit kuletën e shtetit e kanë konsideruar kuletë të vetën”.
Ajo nga Barja e Mitrovicës ka siguruar se LDK nuk do të shkojë me “partitë që nuk duhet”.
“Ata që po thojnë se LDK-ja do të shkojë në parti të tjera e kanë gabim sepse e dini edhe ju që Vjosa Osmani nuk shkon dhe as nuk do të shkojë me ata që nuk duhet”.
Në ndërkohë, kryetari i LDK-së në Mitrovicë Safet Kamberi ka thënë se duan ta ndërrojnë këtë situatë që e ka dëmtuar Mitrovicën dhe Shalën.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...