Zyrtarë më të lartë të shtetit serb, përfshirë presidentin Aleksandër Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq si dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq – kanë shfrytëzuar Konferencën e Sigurisë të mbajtur javën e kaluar në Beograd, për të kërkuar që të mos u vihen kufizime në marrëveshjen me Prishtinën.
Por synimi i lidershipit të Serbisë për ta zgjidhur problemin me Kosovën nëpërmjet ndryshimit të kufijve ka marrë goditje nga diplomatët evropianë.
Një rezultat të preferuar në fazën përfundimtare nuk e kanë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek të cilët presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, llogarit mbështetje për idenë e “korrigjimit” të kufirit.
Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, e ka bërë të qartë se nuk avokojnë për ndonjë opsion të preferuar në dialogun Kosovë-Serbi. Ai vetëm ka thënë se inkurajojnë palët që ta kenë pronësinë në dialog dhe të arrijnë kompromis…
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...