Publicisti Veton Surroi i ka reaguar kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, pasi ky i fundit e quajti absurde kërkesën e opzoitës për senacë për dialogun të udhëhequr nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi ne facebook, Surroi ka thënë se vetëm në një shtet të kapur, kryetari i Kuvendit, konsideron se ka kompetenca të vlerësojë si absurde brengën e një numri të madh deputetësh që duan të thërrasin seancë të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
Kryetari I Kuvendit të Kosovës e ka quajtur veprim politikisht absurd iniciativën e partive politike opozitare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Në një shtet demokratik , siç e përshkruan Kosova veten në Kushtetutë , Kryetari I Kuvendit ka dy detyra kryesore: ta përfaqësojë Kuvendin dhe të përcaktojë rendin e ditës e të kryesojë seancat e Kryesisë së Kuvendit. Përfaqësimi i Kuvendit do të thotë respektimi i legjitimitetit të të gjitha iniciativave, pa marrë parasysh se çka mendon për to personalisht.
Në një shtet të kapur, Kryetari I Kuvendit konsideron se ka kompetenca të vlerësojë si absurde brengën e një numri të madh deputetësh që duan të thërrasin séancë të jashtëzakonshme.
Në shtet të kapur , opozita nuk bëhet absurde vetëm nëse heshtë./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...